VIDEO/ Derbi miqësor në “Selman Stërmasi”, Tirana triumfon minimalisht ndaj Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 19:01

VIDEO/ Derbi miqësor në “Selman Stërmasi”, Tirana triumfon minimalisht ndaj Dinamos

Tirana ka triumfuar në derbin miqësor ndaj Dinamos me rezultatin 2-1. Kjo përballje u zhvillu në stadiumin “Selman Stërmasi”, në kuadër të përgatitjeve për sfidën e datës 1 tetor, ku bardheblutë e Emanuel Egbosë do të përballen ndaj Jang Bojs. Tekniku i kampionëve në fuqi të Superiores, hodhi nga minuta e parë, futbollistët më të mirë, të cilët me shumë gjasa do të aktivizohet edhe në sfidën ndaj zvicerianëve.

 

Tirana5 sport

FOTO: P.Pashollari

Ismajlgeci dhe Muçi, ishin autorët e golave në përballjen e sotme. Të dy futbollistët e talentuar shënuan në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që për blutë e Dinamos, që këtë sezon do të militojnë në Kategorinë e Parë, shënoi sulmuesi italian Pontreli.

FT: TIRANA-DINAMO 2-1

Ismajgeci 43′, Muçi 45+1′  / Pontreli 84′ 

FORMACIONET ZYRTARE: 

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Vangjeli, Hoxhallari (Tafa 20′), Najdovski, Ismajlgeci, Çelhaka, Torasa, Kale, Kobina, Muçi.

DINAMO: Edvan Bakaj, Niko Paterni, Xhorxhi Boçi, Miklovan Pere, Emiljano Hidri, Erald Kolgega, Plarent Fejzaj, Kevi Berberi, Damiano Pontreli, Diogo Armando, Mustafa Xhixhiua.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"