VIDEO/ Derbi i kryeqytetit zhvendoset nga fusha në shtëpi, shikoni çfarë bëjnë lojtarët e Tiranës dhe Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2020 | 10:26

VIDEO/ Derbi i kryeqytetit zhvendoset nga fusha në shtëpi, shikoni çfarë bëjnë lojtarët e Tiranës dhe Partizanit

Paniku nga koronavirusi ka mbyllur shumë njerëz në shtëpi, futbolli si në shumë vende të Europës, edhe në Shqipëri futbolli është pezulluar deri në një datë tjetër që ende nuk është caktuar.pARTIZANI

Në këtë situatë futbollistë të ndryshëm kanë nisur një sfidë tjetër, por këtë herë jo në fushë por në shtëpitë e tyre. Një sfidë interesante është ajo letrës higjenike, të cilën lojtarët e xhonglojnë.

Këtë e ka filluar edhe sulmuesi i Partizanit, Uilliam Kordeiro, i cili ka ftuar në këtë sfidë lojtarin e Tiranës, Elton Kale.

Ky i fundit nuk ka vonuar dhe ia ka kthyer sfidën, teksa ka ftuar edhe Agustin Torasën. Edhe argjentinasi njëjtë si dy lojtarët e tjerë e ka ndjekur këtë dhe ka nisur xhonglime me letër higjenike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"