VIDEO/ Derbi është i “djajve”, Siti i Pep Guardiolës thyehet pas 15 fitoresh radhazi në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2021 | 19:47

VIDEO/ Derbi është i “djajve”, Siti i Pep Guardiolës thyehet pas 15 fitoresh radhazi në kampionat

Mançester Siti i Pep Guardiolës di të humbasë. Pas 15 fitoreve radhazi në Premier Ligë dhe 21 të përgjithshme, qytetarët humbën 2-0 në shtëpinë e tyre “Etihad Stadium”, në derbin ndaj Junajtid.  

jUNAJTID

Goli i parë erdhi nga një penallti në minutën e 2-të, e ekzektuar saktë nga i përhershmi Bruno Fernandes, teksa triumfi u vulos nga Luk Shou në minutën e 50-të. Fitore prestigjioze për djemtë e Solskjaer, por kjo përsëri nuk e hap garën për titull. Siti ndodhet në vend të parë, 11 pikë përpara kushërinjve të tyre të dytë në renditje, por falë këtij suksesi Junajtid kalon përsëri Lestërin dhe kthehen në vendin e dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"