VIDEO/ Deputeti Salianji godet në parashikim e ndeshjes Serbi-Zvicër, e kishte thënë se kush do të shënonte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2018 | 15:02

VIDEO/ Deputeti Salianji godet në parashikim e ndeshjes Serbi-Zvicër, e kishte thënë se kush do të shënonte

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar ditën e enjtë në emisionin “Fair Play” nga Enkelejda Zeko në “News 24”, ku foli për përballjet e Kupës së Botës. Në fundin e emisionit, Salianji bërë dhe një parashikim për sfidën Serbi-Zvicër ku dhe qëlloi në shënjë.

Saianji

Ai parashikoi fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë dhe Xhakën e Shaqirin si shënues të golave. Zvicra arriti të triumfonte me rezultatin 1-2. Golat u shënuan nga 2 futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

“Nuk e di nëse vendosen këto në baste, te ndeshja Serbi-Zvicër them që Behrami e thyen në mes këtë Milinkoviç-Saviçi si dhe Shaqiri me Xhakën bëjnë gol”, deklaroi deputeti Ervin Salianji në emisionin “Fair Play” në “News 24”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"