Video/ Dëmtohet rëndë Ilion Lika, Tirana merr një fitore të vuajtur ndaj Tomorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2018 | 15:20

Video/ Dëmtohet rëndë Ilion Lika, Tirana merr një fitore të vuajtur ndaj Tomorit

Tirana vazhdon serinë e rezultateve pozitive në Grupin B, teksa ka mposhtur Tomorin me rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për bardheblutë, të cilët gjetën golin e avantazhit në minutën e 44-t, me anë të Sentamut. Me fillimin e pjesës së dytë, Ngoo, dyfishoi rezultatin nga pika e bardhë, pas 11 metërshit të fituar nga Halili.

Sentamu2

 

Kur u duk se ndeshja ishte drejt përfundimit, miqtë nga Berati, ngushtuan diferencën me anë të Hysenit por vetëm kaq. Me triumfin e sotëm, kryeqytetasit e kanë thelluar diferencën nga ndjekësit e Bylisit në +4, pasi këta të fundit barazuan në shtëpi ndaj Pogradecit. Duhet theksuar që në minutën e 75-të, Tirana humbi portierin Ilion Lika, i cili u dëmtua keq pas përplasjes me Kopaçin.

111

TIRANA-TOMORI 2-1

Sentamu 44′, Ngoo 48′ / Hyseni 85′

Ka përfunduar takimi. 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

87′ Sentamu i kishte të gjitha shanset të shënonte golin e tretë, por është ndalur nga portieri Kaloshi.

85′ GOOOOOL Tomori 2-1. Rihapet takimi në “Selman Stermasi”. Hyseni, i pambuluar në shtyllën e dytë  godet saktë me kokë pas topit të krosuar nga krahu i majtë. 

75′ Ilion Lika largohet nga fusha e lojës, i dëmtuar, vendin e tij e ze Alesio Abibi.

74′ Rasti më i pastër për Tomorin. Kopaçi niset i vetëm përballë Likës. Portieri i Tiranës ka dalë me shpejtësi, duke u përplasur me futbollistin beratas. Dëmtohen të 2 futbollistët.

71′ Zëvendësim te Tirana, largohet Daja, vendin e tij e ze Muguna.

70′ Mundësi e shkëlqyer për Tiranën, por Sentamu shpërdoron i vetëm përballë portierit.

69′ Tjetër zëvendësim në radhët e Tomorit, largohet nga fusha e lojës, qendërmbrojtësi Bitri, i cili për disa minuta luajti si sulmues, vendin e tij e ze Myzeiri.

64′ Një tjetër mundësi për Tiranën, pas një krosimi nga këndi, portieri Kaloshi, ka larguar rrezikun, duke grushtuar topin.

60′ Tomori pretendon për penallti pas një kontakti në zonë ndaj Dobrës, por arbitri lejon vazhdimësinë. Kopaçi tenton menjëherë, ndërsa Lika shpëton Tiranën nga goli i parë.

55′ Një lëvizje e çuditshme e trajnerit Arbri. Pas largimit të Mitrajt, në sulm ka kaluar qendërmbrojtësi Bitri, ndërsa vendin e tij e ka zënë Mersini.

51′ Zëvendësim te Tomori, largohet Mitraj, vendin e tij e ze Buba.

48′ GOOOOL Tirana 2-0. Majkëll Ngoo gjuan saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke dyfishuar rezultatin. 

48′ Grent Halili pengohet brenda zonës nga mbrojtësi Daci, për gjyqtarin Dyrmishaj kemi të bëjmë me 11 metërsh.

Përfundon pjesa e parë, Tirana-Tomori 1-0. 

44′ GOOOOL Tirana 1-0. Bardheblutë kanë zhbllokuar rezultatin, pas krosimit të Halitit, ka qenë Sentamu, i cili ka devijuar topin, duke e dërguar në rrjetë. 

41′ Zëvendësim te Tirana, largohet Greca, në fushë Grent Halili.

37′ Një tjetër mundësi e mirë për Tiranën. Greca i vetë përballë portierit Kaloshi, është ndalur nga ai, duke e dërguar topin në goditje nga këndi.

33′ E pabesueshme çfarë ka humbur Tirana. Pas një krosi të bukur nga Greca, topi ka shkuar në këmbët e Sentamut, i cili vetëm disa metra larg vijës fatale, ka bërë të pamundurën, duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit.

29′ Bitri provon nga goditja e dënimit, me në gjuatje drejt e në portë, por topi ka përfunduar jashtë kuadratit.

27′ Erando Karabeci provon me një gjuatje preçize nga distanca, topi përfundon në duart e portierit Kaloshi.

7′ Greca provon me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, por gjuajtja e tij ka qenë qendrore dha ka përfunduar në duart e Kaloshit.

5′ Sentamu depërton bukur në krahun e djatë, provon të hedh një krosim në zonë, por ka dalë portieri Kaloshi, i cili ka larguar rrezikun.

1′ Ka nisur takimi në “Selman Stërmasi”.

Tirana: Lika, Hoxhallari, Bishaj, Cake, Kërçiku, Daja, Maveje, Karabeci, Sentamu, Greca, Ngoo. Trajner: Ze Maria

Tomori: Kaloshi, Daci, Paja, Bitri, Caco, Mitraj, Kopaçi, Sharavolli, Mersini, Hyseni, Gjonaj. Trajner: Gersi Arbri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"