VIDEO / Dëmtimi i pazakontë, sulmuesi i Interit del nga fusha duke qarë pas vetëm 3 minutash

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2022 | 21:16

VIDEO / Dëmtimi i pazakontë, sulmuesi i Interit del nga fusha duke qarë pas vetëm 3 minutash

Interi mund të humbasë për një kohë të gjatë një nga lojtarët e saj të rëndësishëm. Sulmuesi Hoakin Korrea ka lënë fushën e lojës pas vetëm 3 minutash lojë në ndeshjen e Kupës së Italisë të zikaltërve ndaj Empolit.

bandicam 2022-01-19 21-08-10-400

Korrea kishte një dyluftim në fushë me Romanjolin, i cili i kërceu në shpinë sulmuesit argjentinas. Ky i fundit, duke e munduar të mbante në shpinë peshën e lojtarit kundërshtar, pësoi një tërheqje në pjesën e pasme të kofshës dhe u rrëzua menjëherë në tokë.

Lojtari e kuptoi se kishte një dëmtim serioz dhe shpërtheu në lot, duke mos u ngushëlluar as kur u rrethua nga shokët e skuadrës dhe stafi mjekësor i Interit. Ai doli duke qarë nga fusha, ndërsa sipas mediave italiane, parashikohet që të mungojë për një periudhë të gjatë pasi ky ishte sinjali i një dëmtimi serioz.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"