VIDEO/ Dëmtimi horror i Mavrajt, shikoni momentin kur përplaset me portierin dhe bie pa ndjenja në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 23:55

VIDEO/ Dëmtimi horror i Mavrajt, shikoni momentin kur përplaset me portierin dhe bie pa ndjenja në fushë

Mërgim Mavraj është bërë protagonist në një skenë të frikshme për t’u parë. Ish-kapiteni i Kombëtares që është tërhequr nga kuqezinjtë, ka pësuar një dëmtim të frikshëm gjatë sfidës së javës së dytë të kategorisë së dytë të futbollit gjerman AUE-Grojter Furt, 1-1.

mavraj

Mbrojtësi i Grojter Furtit u lëndua pas një përplasjeje aksidentale me portierin e skuadrës së tij. Portieri Sasha Burshert, në minutën e 17-të të sfidës me AUE-n, pas një krosimi nga lojtarët e AUE-s në zonën e Grojter Furtit, doli nga zona e tij për të spastruar topin, por nuk mundi të shmangte kontaktin me Mavrajn duke e goditur në kokë.

Ky moment ka bërë që Mavraj të rrëzohet dhe në mediat gjermane është raportuar se mbrojtësi kuqezi ka humbur ndjenjat për një moment. Stafi mjekësor ka ndërhyrë për t’i dhënë ndihmë ish-kapitenit të Shqipërisë.

660x371

Fillimisht pati momente paniku, por më pas Mavraj u përmend dhe pas afro pesë minutash ndihmë mjekësore në fushë, Mavraj me anë të një barele u largua nga fusha dhe u dërgua menjëherë për në spital.

MAVRAJ 1

Që në momentin që është nxjerrë nga fusha dhe stadiumi, gjendja e tij shëndetësore është raportuar të paraqitet e stabilizuar. Mavraj ka deklaruar tërheqjen e tij nga ekipi kombëtar për t’u fokusuar në vitet e mbetura të karrierës si profesionist në ekipin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"