VIDEO/ Dëmtimi epik! E shkeli shoku i skuadrës, Roma humbet titullarin për 3 muaj
Roma u mposhtë mbrëmjen e djeshme nga Betis me rezultatin 1-2 në duelin e vlefshëm për Ligën e Europës. Por përveç humbjes në fushë, trajneri i Romës, Zhoze Mourinjo ka mbetur edhe pa njërin nga titullarët e rëndësishëm, Zeki Çelik.
Mbrojtësi turk e nisi nga minuta e parë ndeshjen, por ai u largua gjatë pjesës së parë pas një lëndimi të pësuar. Nuk ishte një lëndim nga futbollisti kundërshtar, por nga kapiteni i mbrëmshëm i Romës, Xhanluka Mançini. Qendërmbrojtësi italian e shkeli pa dashje Çelikun dhe turku u detyrua të dalë nga fusha.
I zëvendësuar që në minutën e katërt të sfidës, titullari i Romës iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore gjatë paradites së sotme, nga ku u konstatua se Celik nuk do të jetë në gjendje të luaj deri në janar.
Ky dëmtim ka bërë me dhimbje koke Murinjon, pasi edhe mbrojtësi tjetër i djathtë Rik Karsdorp është i lënduar dhe në atë pozitë pritet të luaj Nikola Zalevski.
🎥 | لقطة إصابة مانشيني لزميله تشيليك :
— الكالتشيو (@Elcalcio_) October 6, 2022
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"