VIDEO/ Dëmtimi e la pa medalje, kampionia Veli ngushëllon Briken Caljen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2022 | 23:29

VIDEO/ Dëmtimi e la pa medalje, kampionia Veli ngushëllon Briken Caljen

Evangjelia Veli ia doli që të shpallej Kampione Europe ne peshëngritje duke i sjellë Shqiërisë dy medalje të arta dhe një të argjendtë në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Tiranë. Shpresat e ekipit kuqezi ishin që të njëjtën gjë të bënte edhe Briken Calja sot. Por një dëmtim ka penalizuar garën e këtij të fundit, duke mos e lejuar që të shprehte siç duhej të gjithë talentin e tij.

Collage Maker-31-May-2022-11.26-PM

Një moment i vështirë për një kampion si Calja, i mësuar që të ngrejë lart flamurin kuqezi dhe padyshim një moment të cilin kampionia Veli e ka kuptuar mjaft mirë. Ndaj ajo ka qenë ndër të parat që shkoi ta ngushëllonte pas përfundimit të garës së sotme, siç shihet në videon e mëposhtme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"