VIDEO/ Dëmtim horror në Premier Ligë, Son i thyen këmbën ish-lojtarit të Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 23:53

VIDEO/ Dëmtim horror në Premier Ligë, Son i thyen këmbën ish-lojtarit të Barcelonës

Totenhemi ka dështuar të fitojë ditën e sotme, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Evertonit në transfertë.son

Megjithatë ajo që ka tërhequr vëmendjen te kjo ndeshje, nuk është rezultati, por një episod i ndodhur gjatë ndeshjes. Në minutën e 79’ sulmuesi Heung-Min Son, ka shkaktuar një faull në dëm të mesfushorit kundërshtar, Andre Gomez.

Pikërisht nga ndërhyrja e ashpër, ai i ka thyer këmbën e djathtë mesfushorit. Një dëmtim horror ky për lojtarin portugez, ndërkohë që edhe Son nuk i ka besuar syve për atë që kishte ndodhur. Menjëherë sulmuesi korean u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë ekipin e tij me 10 lojtarë.

Për më shumë shikoni videon:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"