VIDEO/ Dëmtim “horror” në kavilje, shihni momentin e tmerrshëm të mesfushorit të Liverpulit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 23:44

VIDEO/ Dëmtim “horror” në kavilje, shihni momentin e tmerrshëm të mesfushorit të Liverpulit

Një dëmtim “horror” në kavilje ka kushtëzuar talentin 18-vjeçar të Liverpulit, Hervi Eliot të braktisë lojën në minutën e 58′.

HOR

Mesfushori i talentuar, Hervi Eliot ka marrë një goditje në kavilje ndaj kundërshtarit të tij në sfidën ndaj Lidsit pasditen e djeshme ku skuadra e Liverpulit triumfoi pastër me rezultatin 0-3, e vlefshme për javën e katërt të Premier Ligës angleze.

Ishte një dëmtim i rëndë ky për talentin 18-vjeçar britanik, i cili luante sfidën e tij të katërt në elitën e futbollit anglez, ku 3 ishin si titullar dhe një takim u fut si zëvendësues.

Nuk dihet ende se sa mund të mungojë, por nga intensiteti dhe nga pamjet duket qartë që dëmtimi i tij mund të zgjasë shumë.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"