VIDEO/ Demollari në super formë, dhuron spektakël nga goditja e këndit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2017 | 15:35

VIDEO/ Demollari në super formë, dhuron spektakël nga goditja e këndit

Sulejman Demollari është një emër tepër i njohur në futbollin shqiptar. Të gjithë ata e kanë parë në kohën kur ai luajti e kujtojnë ish futbollistin e Dinamos dhe kombëtares Shqiptare, dhe madje disa e konsiderojnë si futbollistin shqiptar më të mirë të të gjitha kohërave.

Demollari

Pavarësisht se vitet kalojnë duket se Demollari nuk e ka humbur ende klasin e tij. Në një postim në “Facebook” ai ka shtuar një video të cilës i ka bashkangjitur komentin, “Duke i demonstruar miqve të mi një element teknik, goditje nga këndi. Akademia “Shqiponjat” Durrës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"