VIDEO/ Debuton Pjaniç, Barcelona mjaftohet me 1 gol në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 21:25

VIDEO/ Debuton Pjaniç, Barcelona mjaftohet me 1 gol në miqësore

Barcelona ka mposhtur me rezultatin 1-0 Elçen në përballjen miqësore te zhvilluar ditën e sotme.

Barca

Goli i Grizman në minutën e 2-të i dha fitoren katalanasve të Kuman, që kanë triumfuar në 3 testet miqësore të zhvilluara para startit të kampionatit, duke bindur plotësisht.

Pjanic

Pas asistit të Xhordi Albës, sulmuesi francez, nuk fali duke e shtyrë topin drejt rrjetës. Vlen të theksohet fakti se ditën e sotme ka debutuar edhe mesfushori Miralem Pjaniç, i cili veshi për herë të parë fanellën e Barçës. Boshnjaku u hodh në fushë në minutën e 63-të, duke zënë vendin e Buskets.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"