VIDEO/ Debutim me humbje për Memellin, Tirana likuidon lehtësisht Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2021 | 23:58

VIDEO/ Debutim me humbje për Memellin, Tirana likuidon lehtësisht Skënderbeun

Tirana ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin 2-0 në sfidën e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë Superiore të zhvilluar në “Selman Stërmasi”. Debutim me humbje për trajnerin Migen Memelli, në stolin e skuadrës korçare, përballë kampionëve të Superiores.

Tirana-Skenderbeu

Seferi në minutën e 10-të dhe Hoxhallari në të 18-tën, i siguruan 3 pikë të arta bardhebluve, që ngjiten në kuotën e 26 pikëve, duke hedhur vështrimin nga vendet e para.

Vangjeli

Në krahun tjetër Skënderbeu me këtë humbje është zhytur në krizë të thellë rezultatesh, duke u pozicionuar në vendin e fundit me 12 pikë.

TIRANA-SKËNDERBEU 2-0

Seferi 10′, Hoxhallari 18′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! 

90+3′ Tirana kryen edhe 2 zëvendësime largohen Seferi dhe Ismailgeci, në vend të tyre Nuriu dhe Vrapi.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

86′ Shans për Skënderbeun me Mensah. Sulmuesi nuk shtyn dot në rrjetë një top në afërsi të pikës së penalltisë. Kontrollon gjithçka Bekaj.

80′ Mensah ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në gjysmëfushën e Tiranës.

78′ Memelli kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha Sadriu dhe Mara, vendin e tyre e marrin Vitija dhe Pusi.

76′ Korçarët shfaqen më kërkues në pjesën e dytë, por pa mundur të rrezikojnë ndjeshëm portën e Bekajt.

73′ Zëvendësim te Tirana, largohet Torasa, vendin e tij e merr sulmuesi Vayrinen.

73′ Batha ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Rrapaj.

71′ Tjetër zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga fusha Gonçalves, vendin e tj e merr Rrapaj.

68′ Dumfur është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë.

60′ Futbollisti i sapo futur në lojë te korçarët provon me një gjuajtje të rrezikshme, por topi u ndal nga portieri Bekaj.

58′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga fusha Elvi Berisha, vendin e tij e merr lojtari i afruar në merkaton e janarit, Rashim Aleksandro.

58′ Rrezikshëm Tirana me Muçin, gjuajtja e tij u ndal nga portieri Dajsinani.

56′ Zëvendësim te Tirana, largohet nga fusha Giamfi, vendin e tij e merr Çelhaka, që rikthehet pas dëmtimit.

50′ Pranë golit Skënderbeu me Taipin. Tentativa e mesfushorit u ndal me vështirësi nga portieri Bekaj.

46′ Skënderbeu dhe Tirana kryejnë nga një zëvendësim. Te kryeqytetasit largohet Kale vendin e tij e merr Halili, ndërkohë që te korçarët largohet mbrojtësi Nije në fushën e lojës Douna.

45′ Mbyllet pjesa e parë. 

43′ Tirana menaxhon epërsinë e 2 golave, korçarët të pafuqishëm në repartin ofensiv.

39′ Mundësi e mirë për Skënderbeun, Meksi merr fundoren dhe provon të shërbejë për Mensah, por bllokon gjithçka portieri Bekaj.

35′ Batha provon me një tentativë nga goditja e dënimi, por gjuajtja e tij shkon shumë larg kuadratit.

28′ Pranë golit të tretë Tirana me Ismajlgecin, i cili lëshon një predhë nga jashtë zonës, por reagon mjaft mirë portieri i skuadrës korçare që largon rrezikun në këndore.

24′ Skënderbeu provon të rrezikojë me goditje nga këndi, por rreziku largohet nga Seferi.

18′ GOOOOOL TIRANA 2-0/ Kaos në mbrojtjen e Skënderbeut, Erion Hoxhallari realizon golin e dytë për bardheblutë, me një predhë në hyrje të zonës, duke mos i dhënë asnjë shans Dajsinanit. 

15′ Pranë golit të dytë Tirana me Muçin, një top pa pretendime i sulmuesit bardheblu përplaset në shtyllën e mjatë pingule të Dajsinanit.

14′ Mara krijon iluzionin e golit me një tentativë nga goditja e dënimit, por topi shkon në rrjetën e jashtme.

10′ GOOOOL TIRANA 1-0/ Zhbllokohet rezultati, realizon sulmuesi Taulan Seferi, i cili me një predhë nga jashtë zonës ka shtangur portieri Dajsinani duke e dërguar topin në rrjetë. 

6′ Goditje dënimi për Tiranën, provon të harkojë Batha për Seferin, por nuk arrin të rrezikojë sulmuesi bardheblu.

1′ Ka nisur me 1 minutë heshtje sfida mes Tiranës dhe Skënderbeut, në nder të vëllait të futbollistit Pavllo Vangjeli, vëllait të futbollistit korçar të Tiranës, Kristi Vangjelit, që humbi në moshë të re.

FORMACIONET ZYRTARE:

Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovksi, Hoxhallari, Ismajlgeci, Giamfi, Batha, Torasa, Kale, Seferi, Muçi. Trajner: O. Shehi

Skënderbeu: Dajsinani, Meksi, Njie, Sadriu, Zguro, Taipi, Dumfur, Zhan Viktor, Mara, Berisha, Mensah. Trajner: M. Memelli

146628383_1138652506579914_7171393629213755312_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"