VIDEO/ Debutim me fitore për Emiljano Çelën me Kastriotin, krutanët mposhtin kampionët e Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2022 | 23:44


VIDEO/ Debutim me fitore për Emiljano Çelën me Kastriotin, krutanët mposhtin kampionët e Teutës

Kastrioti ka arritur të mposhtë me rezultatin 2-0 kampionët aktualë të Shqipërisë, Teutën në stadiumin e qytetit të Kamzës falë golave të Bedri Grecës dhe Spartak Ajazit.

bandicam 2022-01-16 14-01-41-118

Llogaritë e takimit u hapën në minutën e 14′ me anë të Bedri Grecës pas disa kombinimeve dhe u tregua i saktë para porte duke mposhtur Pano Qirkon.

Pjesa e dytë nisi vakët pa shumë raste, por goli i dytë erdhi nga Spartak Ajazi, i cili realizoi pas 50 sekondave në fushën e blertë, teksa në minutën e 72′, Kodra godet portën dhe Qirko nuk e ka grushtuar si duhet, por Ajazi përfiton dhe tregohet i saktë duke realizuar golin e dytë dhe të vulosjes së këtij takimi.

Ky ishte suksesi i parë për Kastriotin me Emiljano Çelën teksa debuton me fitore në pankinë ku me këtë triumf mbajnë ende vendin e fundit të klasifikimit në kuotën e 11 pikëve, ndërsa kjo disfatë për Teutën e mban në vendin e 6 në kuotën e 18 pikëve.

Nëse keni vështirësi për të parë videot duke u futur nga Facebook, ju lutem lexoni lajmet duke u futur nga faqja e web KËTU ose aplikacioni i Panorama Sport.

FT | KASTRIOTI 2-0 TEUTA

Greca 14′, Ajazi 72′

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90′ Arbitri i katërt ka akorduar 6 minuta shtesë!

72′ GOOOL KASTRIOTI 2-0! Krutanët në avantazh të dyfishtë! Kodra godet portën, por Qirko nuk grushton si duhet dhe përfiton aty Spartak Ajazi i cili realizon golin e dytë për Kastriotin pas 50 sekondash në fushën e blertë.

71′ Kastrioti bën një zëvendësim “kokë për kokë”, teksa largohet Kaina Nunjes me Spartak Ajazin.

64′ Lojë e vakët, pa asnjë rast të rrezikshëm teksa skuadrat janë inkuadruar në mesfushë për të gjetur hapësirat për shënim.

63′ Kastrioti kryen në tjetër zëvendësim të detyruar teksa largohet i dëmtuar Bedri Greca ku në vendin e tij aktivizohet Indrit Prodani.

61′ Një inkursion i shpejtë i Bedri Grecës ka bërë Ivanoviçin të ndëshkohet me karton të verdhë teksa pranë hyrjes së zonës ka ndërhyrë ndaj Grecës.

46′ Kastrioti kryen zëvendësim të detyruar teksa largohet i dëmtuar Adfolf Selmani për t’i bërë vend Bekim Didës.

46′ Nis pjesa e dytë! Teuta shkelmon topin e parë të 45 minutave të dyta.

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt ka akorduar 4 minuta shtesë!

42′ Rubin Hebaj dhe Lukman Husein ndëshkohen me karton të verdhë si pasojë e një faulli dhe e një proteste.

37′ Loja është e fokusuar në mesfushë teksa skuadrat po mundohen që të gjejnë hapësirat për shënim.

26′ Blerim Kotobelli ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Abaz Karakaçit.

14′ GOOOL KASTRIOTI 1-0! Krutanët në avantazh, teksa shënohet dhe goli i parë për vitin 2022 me Bedri Grecën

7′ Kaina Nunjes ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje në dëm të kundërshtarit.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

KASTRIOTI – Neziri; Husein, Selmani, Rami, Karakaçi, Okebugu, Kodra, Hasani, Greca, Kaina Nunjesh. Trajner: Emiljano Çela.

TEUTA – Qirko; Todorovski, Ivanoviç, Aleksi, Kotobelli, E. Vila, Akuah, Daja, L. Vila, Plaku, Hebaj. Trajner: Edi Martini.

PANORAMASPORT.AL