VIDEO/ Debutim me fitore me 10 lojtarë, Gatuzo e nis në mënyrën e tij në La Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2022 | 23:14

VIDEO/ Debutim me fitore me 10 lojtarë, Gatuzo e nis në mënyrën e tij në La Liga

Rino Gatuzo e ka nisur me një fitore në sezonin e tij të parë si trajner në La Liga në pankinën e Valencias. Skuadra e tij mundi me shifrat 1-0 Zhironën, edhe pse me vështirësi në një sfidë që u komplikua jo pak.

gatuzo

Përballë publikut vendas, Gatuzo hodhi në fushë një ekip agresiv që kërkoi me çdo kusht fitoren dhe gjeti avantazhin kur regjistrohej shtesa e pjesës së parë falë penalltisë së Soler. Por më pas agresiviteti i kërkuar nga trajneri i kushtoi shtrenjtë skuadrës së tij, pasi Comert u ndëshkua me karton të kuq në fillimin e pjesës së dytë. Edhe vetë Gatuzo u ndëshkua me të verdhë për protesta në pjesën e dytë, teka skuadra e tij u mundua të administronte rezultatin në fushën e lojës.

Kishte minuta në fushën e lojës edhe për Niko, të afruar në ditët e fundit nga Barcelona. Por shifrat nuk ndryshuan deri në fund të duelit. Kështu, Valencia e nis me 3 pikë sezonin ku pritet që të jetë një nga skuadrat pretendente për renditjen në zonën e Ligës së Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"