VIDEO/ Debutim me fitore, Juljan Shehu shkëlqen te skuadra polake

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2022 | 14:45

VIDEO/ Debutim me fitore, Juljan Shehu shkëlqen te skuadra polake

Edhe pse ishte thjesht një ndeshje miqësore, mesfushori shqiptar, Juljan Shehu e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën te skuadra polake e Vidzev Lodz. I transferuar vetëm disa ditë më parë, Shehu mori minutat e para në ndeshjen miqësore ndaj Leh Poznan, ku skuadra e tij fitoi me rezultatin 1-2.

SHEHU

Ish-futbollisti i Laçit, u hodh në fushë në minutën e 46-të, duke zënë vendin e Lipskit. Paraqitja e Shehut në këtë përballje ishte vërtetë dinjitoze. Golat për skuadrën e futbollistit shqiptar u shënuan nga Danielak në minutën e 9-të dhe Zyro në minutën e 58-të.

Vlen të theksohet fakti se Shehu ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me ekipi polak, teksa shpreson  që të fitojë edhe vendin e titullarit te kjo skuadër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"