VIDEO/ Debutim fantastik i Ahmatajt, Tirana “shkërmoq” Luftëtarin në Gjirokastër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2019 | 14:55

VIDEO/ Debutim fantastik i Ahmatajt, Tirana “shkërmoq” Luftëtarin në Gjirokastër

Tirana bën një debutim fantastik në ndeshjen e parë të Julian Ahmatajt në krye të stolit bardheblu.

tiranaa

Ekipi kryeqytetas fitoi pastër 0-3 në transfertën e Gjirokastrës, duke marrë disi veten nga periudha jo e mirë që po kalonte.

Pjesa e parë nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për bardheblutë, pasi që në minutën e 25-të, bluzinjtë mbetën me 10 vetë, pas daljes me karton të kuq të Prikas për një prekje të topit me dorë brenda zone. Në penalltinë e fituar, ishte Batha që gaboi pasi humbi ekuilibrin, por gjithsesi, pak sekonda më pas ishte Torasa që tundi rrjetën.

Ekipi i Ahmatajt administroi mirë, dhe në minutën e 44-t, pas një aksioni shumë të bukur, ishte Halili që shërbeu për Ngonë, dhe anglezi shtyu drejt rrjetës. Edhe pjesa e dytë, pa miqtë dominues, edhe pse me më pak raste. Teksa Tirana administronte rezultatin, ata shfrytëzuan edhe një kundërsulm të shpejtë, teksa Hasani shënoi edhe të tretin.

Në fund, Tirana mori 3 pikë në ndeshjen e parë të Ahmatajt, dhe shkon në kuotën e 17 pikëve, ndërkohë që mbetet e parafundit Luftëtari, me vetëm 6 pikë në total.

 

 

FT | Luftëtari-Tirana 0-3

GOLAT:  / Torasa 27′, Ngo 44′, Hasani 89′

KARTON I KUQ: Prikas 25′ / 

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet takimi. Luftëtari-Tirana 0-3

89’ GOOOOOOL TIRANA 0-3/ Fusin në kasafortë 3 pikët bardheblutë. Vjen edhe goli i tretë i shënuar nga Edon Hasani, pasi u shërbye nga Kobina.

87’ Ndëshkohet me kartonin e verdhë Muçi, për vonesa loje.

84’ Ndalet loja, pasi Kobina ndjen dhimbje në këmbë.

84’ Kobina niset shpejt në të djathtë, harkon për Hasanin, dhe shkodrani me gjoks lë për Ngonë, por vendasit mbyllin gjithçka.

81’ Ndërrimi i tretë i Marantas. Vient i lë vendin Ziajt.

74’ Ndërrimi i fundit tek Tirana. Ernest Muçi zë vendin e Grent Halilit.

73’ Kryen ndërrimin e dytë Marantas. Hyseni në fushë, në vendin e Demos.

72’ Demo nxirret me barrelë nga fusha, pas një rrëzimi me shpatull në tokë, gjë që ia bën të pamundur vijimin e sfidës.

67’ Ndërrimi i parë i Marantas. Çela në fushë, në vendin e Dushkajt.

66’ Çelhaka provon me një të majtë të fuqishme nga jashtë zone, por Isufi e ndal me trup. Topi nxirret jashtë pasi mbrojtësi i gjirokastritëve ndjen dhimbje nga topi i pëplasur.

64’ Top i kthyer jo mirë nga vendasit, Halili shkon të përfitojë. Rrëzohet në zonë, por vetëm rivënie fundore për Paiteris.

62’ Ndërrimi i dytë i Ahmatajt. Futet Edon Hasani, në vendin e Torasës.

62’ Qato provon të marrë fundoren e djathtë, por mbulohet mirë nga bardheblutë.

58’ Provojnë të reagojnë vendasit, nga e djathta, por topi i hedhur në zonë spastrohet nga mbrojtja.

56’ Krosim nga Halili nga goditja e këndit, por shumë i lartë, dhe fitojnë topin bluzinjtë.

53’ Ndëshkohet me kartonin e verdhë Torasa, për një rrëzim brenda zone. Hamiti e ndëshkon për simulim, por i dyshimtë rasti.

50’ Torasa nga e majta futet drejt qendrës, dhe shërben për Bathën. Mesfushori godet me të djathtën, por jashtë dhe rivënie për Paiteris.

46’ Nis pjesa e dytë, ekipet në fushë siç e mbyllën të parën.

Mbyllet e para. Luftëtari-Tirana 0-2

45’ 1 minutë shtesë.

44’ GOOOOOOOOL TIRANA 0-2/ Dyfishojnë bardheblutë, këtë herë me Ngonë. Pas një pasimi nga e djathta prej Halilit, anglezi nuk e ka të vështirë të tundë rrjetën.

43’ Batha kërkon të niset nga e djathta, por kapiteni Rrapo e mbyll.

42’ Fili merr një top pas një gabimi të CCelhakës, por mbrojtja mbyll menjëherë tentativën për të nisur shokun e skuadrës.

35’ Dushkaj provon të futet në zonën e miqve, por është Muça ai që mbyll.

33’ Ndalet për pak sekonda loja, teksa ka probleme në këmbë Batha.

32’ Vient futet brenda zone dhe rrëzohet, teksa ka pas vetes Çelhakën, por nuk ka asgjë për kryesorin.

27’ GOOOOOOOOL TIRANA 0-1/ Edhe pse humbi penalltinë Batha, është Torasa që pas disa sekondash gjen golit.

27’ Nga pika e bardhë e merr përsipër Idriz Batha, por humbet ekuilibrin mesfushori në momentin që godet, dhe portieri gjirokastrit i pret penalltinë.

25’ Penallti për Tiranën, dhe karton i kuq për Prikas, për prekje të topit me dorë, teksa po shkonte drejt rrjetës.

25’ Torasa provon nga hyrja e zonës, devijohet topi dhe në goditje këndi.

24’ Largohet nga fusha e lojës Osmani, i dëmtuar. Futet Gentian Muça.

23’ Kobina sërish kroson nga e majta, Halili provon me kokë, por devijohet më parë nga Prikas.

22’ Nga e majta depërton sërish Kobina, por në pasimin e tij, janë mbrojtësit e Luftëtarit që kapin topin me këmbë.

19’ Kobina nga e majta provon të shërbejë për Ngonë në mesin e zonës, por Isufi e dërgon topin në këndore.

15’ Pasim nga e djathta në mesin e zonës, Vangjeli përpiqet ta largojë, dhe për pak sa nuk shkakton autogol. Goditje këndi për vendasit.

13’ Mbetet përpara Tirana, Vangjeli fiton një faull në fundoren e djathtë.

13’ Dushkaj nis një top të gjatë në sulmin e Luftëtarit, por Ismajlgeci i vëmendshëm mbyll.

10’ Vangjeli kroson në zonën e bluzinjve, por me kokë largojnë vendasit.

7’ Batha humb topin në mesfushë, dhe gjirokastritët shërbejnë Vient në të majtë. Por, Vangjeli i shpejtë shkon dhe e mbyll, duke fituar edhe një faull.

5’ Prikas kërkon të futet nga e majta drejt zonës së Tiranës, por mbyllet nga bardheblutë.

3’ Vangjeli kroson brenda zone, rrëzohet Ngo nga Isufi. Për kryesorin nuk ka asgjë.

1′ Nis takimi në Gjirokastër.

 

FORMACIONET

LUFTËTARI: Paiteris, Dragoshi, Prikas, Isufi, Demo, Qato, Rapo, Açka, Dushkaj, Vyent, Fili. Trajner: Jorgos Marantas. bandicam 2019-10-27 12-46-22-588

TIRANA: Lika, Vangjeli, Osmani, Hoxhallari, Ismajlgeci, Batha, Çelhaka, Kobina, Halili, Torasa, Ngo. Trajner: Julian Ahmataj.

bandicam 2019-10-27 12-46-44-493

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"