VIDEO/ Debutim ëndrrash, talentit 17-vjeçar shqiptar i besohet vendi i titullarit në derbin AEK-PAOK

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2020 | 23:35

VIDEO/ Debutim ëndrrash, talentit 17-vjeçar shqiptar i besohet vendi i titullarit në derbin AEK-PAOK

Debutim ëndrrash për talentin shqiptar Mario Mitaj. Kapitenit të Kombëtares U-17 të Shqipërisë, i cili pak kohë më parë firmosi kontratë profesioniste me AEK-un, i është besuar një vend titullari në derbin e zjarrtë kundër PAOK-ut.

mitaj

Mitaj mban numrin 40 mbi shpinë, teksa bëri një paraqitje mjaft të mirë në pjesën e parë, e cila u mbyll me triumfin 1-0 të AEK-ut.

mITAJ 40

AEK drejtohet nga Masimo Karrera që ka qenë ish-ndihmësi i Kontes tek Juventusi dhe Italia. Mitaj luan si mbrojtës qëndror dhe i majtë, teksa në këtë ndeshje i është besuar krahu i majtë.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"