VIDEO/ “Debutim ëndrrash, s’do e harroj kurrë”, Taulant Seferi me postim emocionues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 10:54

VIDEO/ “Debutim ëndrrash, s’do e harroj kurrë”, Taulant Seferi me postim emocionues

Taulant Seferi bëri debutimin me fanellën e Kombëtares, në sfidën ndaj Andorrës, teksa u hodh në fushë nga trajneri Edi Reja, në minutën e 73-të, duke zënë vendin e Ylber Ramadanit.

bandicam 2019-11-14 22-15-08-947

Ndërkohë ditën e sotme, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, Seferi ka rrëfyer emocionet e tij për këtë debutim të cilin ai e kishte ëndërruar që prej fëmijërisë.

Debutimi i 23-vjeçarit përkoi 1 ditë para ditëlindjes së tij, teksa futbollisti nga Kumanova shprehet se nuk do ta harrojë kurrë mbrëmjen e djeshme.

taulant seferi

POSTIMI I SEFERIT:

Mbrëmjen e 14 nëntorit s’do e harroj sikur mbrëmjen e 15 nëntorit ku festoj ditëlindjen time!  Bëra debutimin tim të ëndrrave me zemër të plot dhe me zemër Kuq e Zi. Mundem të them se jam krenar që mbroj këto ngjyra, jam krenar që kam në krah tifozët KUQ E ZI që më mbështetën deri në ketë moment. Ju faleminderit gjithëve për përkrahjen! Ju faleminderit dhe atyre që më besuan dhe që ma mundësuan ta përjetoj atë ndjenjë që un e pres qysh nga fëmijëria! Kam shumë për të thënë, por nga emocionet që kam do e mbyll me kaq. Me respekt Taulant Seferi!

tabela

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"