VIDEO/ Debutim ëndrrash për talentin shqiptar, i shënon Galatasarajit pas 2 minutave në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 23:48

VIDEO/ Debutim ëndrrash për talentin shqiptar, i shënon Galatasarajit pas 2 minutave në fushë

Talenti i Kosovës së 19-vjeçarëve, Veton Tusha ka bërë debutimin ditën e sotme me ekipin e parë të skuadrës turke, Denizlispor.

TUSHA

Një debutim ëndrrash për sulmuesin 18-vjeçar, i cili pasi u fut në fushë në minutën e 46’, 2 minuta më vonë ia doli të shënojë golin e vetëm të skuadrës së tij, që në fund u mposht me shifrat e thella 5-1 nga Galatasaraji. Një ditë e paharrueshme kjo për Tushën, që bën kështu një debutim ëndrrash  me ekipin e parë.

Kujtojmë se sulmuesi është pjesë e Kosovës së 19-vjeçarëve, dhe me paraqitjet e tij, premton shumë për të ardhmen.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"