VIDEO/ De Ligt nuk e harron “zakonin”, holandezi shkakton penallti dhe i heq fitoren Bajernit në sekondat finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2022 | 14:31

VIDEO/ De Ligt nuk e harron “zakonin”, holandezi shkakton penallti dhe i heq fitoren Bajernit në sekondat finale

Bajerni i Mynihut nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 ndaj Shtutgardit në stadiumin “Allianz Arena”, e vlefshme për javën e 6-të të Bundesligës gjermane.

bandicam 2022-09-11 09-55-29-322

Serinë e golave e hapi Matis Tel në minutën e 36′, më pas baraspesha u rikthye në minutën e 57′ me anë të Fuhrik.

Goli i avantazhit për bavarezët u realizua nga Musiala në minutën e 60′, teksa barazimi për miqtë erdhi në minutën e 90+1′ me penallti nga Guirasi.

Ajo që ra më shumë në sy në këtë takim ishte ish-mbrojtësi i Juventusit, Matajs De Ligt, i cili nuk e ka harruar “zakonin e vjetër”, teksa ka shkaktuar penallti, duke i hequr fitoren Bajernit të Mynihut në sekondat finale të ndeshjes.

Holandezi ka shkelur lojtarin e Shtutgardit dhe më pas nëpërmjet ndihmës së teknologjisë VAR ka bërë të mundur që De Ligt të ndëshkohej me karton të verdhë dhe të jepej një penallti në favor të miqve, të cilët barazuan shifrat në 2-2.

Kjo ndalesë, e mban sërish Bajernin në vendin e parë të renditjes me 12 pikë të grumbulluara, duke marrë barazimin e tretë radhazi në kampionat, respektivisht ndaj Borusia Mysheglabahut, Union Berlinit dhe së fundmi kundër Shtutgardit.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"