VIDEO/ De Ketelere mahnit kuqezinjtë, ylli belg realizon tripletë me Milanin në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2022 | 17:29

VIDEO/ De Ketelere mahnit kuqezinjtë, ylli belg realizon tripletë me Milanin në miqësore

Çarli De Ketelere, e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën te kampionët e Milanit, teksa ka shënuar golat e parë me fanellën kuqezi, në një ndeshje miqësore para-sezonale kundër skuadrës së Serie C, Pergoletese, ndaj së cilës skuadër shënoi fitore 7-1.

Ketelere

De Ketelere startoi ndeshjen si titullar, duke realizuar hat-trik që në pjesën e parë apo më saktë brenda 26 minutave, duke shënuar një penallti, një goditje me kokë dhe një goditje me këmbën e majtë.

Talenti 18-vjeçar Marko Lazetiç realizoi dy gola, ndërsa Tomaso Pobega dhe Jasin Adli gjithashtu e gjetën veten në listën e rezultateve me nga një gol.


Ndeshja e radhës së Milanit është takimi i javës së parë në Serie A kundër Udinezes më 13 gusht, në të cilën De Ketelere do të shpresojë të bëjë debutimin e tij në futbollin italian. Një afrim cilësor ky në merkato, nga i cili pritet shumë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"