VIDEO/ De Biazin e “tradhëton” dy herë portieri i Azerbajxhanit, ekipi i tij i “fal” fitoren Malit të Zi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2020 | 23:50

VIDEO/ De Biazin e “tradhëton” dy herë portieri i Azerbajxhanit, ekipi i tij i “fal” fitoren Malit të Zi

Mali i Zi i ka shkaktuar humbjen e dytë Azerbajxhanit të Xhani De Biazit. Ballkanasit fituan me rezultatin 2-0 ndaj ekipit transkaukazian në takimin e luajtur sot në Podgoricë në kuadër të takimeve për Ligën e Kombeve.
de biazi
Ish-sulmuesi i Interit dhe Mançester Sitit Stevan Jovetiç dhe futbollisti i Buduçnostit Igor Ivanoviç shënuan golat e sfidës.

Golat e sfidës ishin përgjejgësi dhe e portierit të Azerbajxhanit. Në golin e parë, ai del gabimisht nga porta dhe në të dytën nuk e kontrolloi saktë topi, i cili përfundoi drejt e në rrjetë.

Pas këtij takimit, Mali i Zi kryeson grupin 1 të Ligës me 9 pikë të plota në 3 ndeshje, kurse Azerbajxhani ka siguruar 1 fitore dhe dy humbje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"