VIDEO/ De Biazi mesazh për Shqipërinë: Uroj që të bëni…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 14:13

VIDEO/ De Biazi mesazh për Shqipërinë: Uroj që të bëni…

Ish-trajneri i Shqipërisë Xhani De Biazi ka dërguar një mesazh për FSHF-në në kuadër të kursit të përgatitësve atletik që do të mbahet në muajin dhjetor.
xhan more xhan

Nëpërmjet një videomesazhi, trajneri aktual i Azerbajxhanit theksoi se sot e ka të pamundur të mos ketë në krah një përgatitës atletik.

Në fund, ai vlerësoi përgatësin atletik te kombëtarja kuqezi Luixhi Febrarin, ndërsa motivoi ekipin tonë për të ardhmen.

Mesazhi i Xhani De Biazit
Përshëndetje të gjithë miqve mi shqiptarë!

Mësova se FSHF-ja ka organizuar një kurs për përgatitësit atletik, që është një figurë e rëndësishme në panoramën futbollistike botërore. Kur nisa karrierën si trajner, bëja në të njëjtin kohë dhe përgatitësin atletik dhe ka qenë një ekspereiencë që më ka shërbyer shumë. Sot nuk do të punoja pa një përgatitës atletik.

Proçesi i zhvillimit të futbolli dhe konkretisht i futbollit shqiptar kalon përmes vlerësimit të punës tuaj, të përgatitësve atletik.

Prandaj, uroj që me ndihmën e FSHF-së që ka organizuar këtë kurs dhe me ndihmën e mikut tim Xhixhi (Luixhi Febrari), një person i besueshëm dhe tepër i aftë të bëni një përgatitje sa më të mirë.

Ju përqafoj dhe gjithmonë Forca Shqipëria!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"