VIDEO / De Biazi e nis me fitore në transfertë, Alaves merr 3 pikët e para ndaj Levantes së Bardhit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2017 | 20:23

VIDEO / De Biazi e nis me fitore në transfertë, Alaves merr 3 pikët e para ndaj Levantes së Bardhit

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka debutuar me fitore në drejtimin e Deportivo Alaves duke mposhtur me rezultatin e pastër 0-2 në transfertë Levanten në ndeshjen e vlefshme për javën e 7 të La Ligës.

de biazi

Munir El Hadadi shënoi golin e parë në minutën e 33-të, ndërkohë që Medran vulosi fitoren me realizimin në minutën e 81-të. Për Levanten në fushë qëndroi për 90 minuta Enis Bardhi, por pa mundur të nxjerrë në pah cilësitë e tij. Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 61-të.

Pas këtij takimi, Alaves merr 3 pikët e para të sezonit duke u ngjitur në vendin e parafundit dhe duke lënë poshtë vetes vetëm Malagën që ka 1 pikë. Nga ana tjetër, Levante mban vendin e 9 me 9 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"