VIDEO/ Dashuri në kohë lufte, Vitali Kliçko kurorëzon martesën e çiftit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2022 | 13:48

VIDEO/ Dashuri në kohë lufte, Vitali Kliçko kurorëzon martesën e çiftit

Një ngjarje shumë e bukur ka ndodhur në Ukrainë, ku siç dihet po zhvillohet një luftë e ashpër mes vendasve dhe Rusisë. Ish kampioni i botës, Vitali Kliçko është ndër ata që ka marrë pushkën dhe po lufton për vendin e tij.

kl

Megjithatë kjo nuk është e vetmja gjë që ai mund të bëjë. Në një video të postuar në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, Vitali kurorëzon në martesë një prej ushtarëve.

“Jeta vazhdon dhe ne do të mbrojmë jetën e qytetarëve të Kievit dhe shtetit tonë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"