VIDEO/ Dalin pamjet, shikoni momentin e sherrit kur Drinkuoter u dhunua keq në një lokal nate

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 9:44

VIDEO/ Dalin pamjet, shikoni momentin e sherrit kur Drinkuoter u dhunua keq në një lokal nate

Në fillim të shtatorit, ish-lojtari i Çelsit, Deni Drinkuoter, u përfshi në një sherr në një lokal nate.DRINKWATER

Shkak për këtë sherr besohet se është bërë një vajzë, të cilën futbollisti e kishte ngacmuar dhe më pas e kishte pësuar keq nga partneri i saj.

Tashmë në mediat angleze është publikuar një pjesë e shkurtër e videos, ku shihet mesfushori i cili tashmë luan për Bërnlein, duke bërë sherr me një person tjetër. Si pasojë e këtij sherri, 29-vjeçari ka marrë goditje shumë të mëdha në fytyrë, që e bënë atë të mos njihej.

Thuhet se pas sherrit që ndodhi brenda në lokalin e natës, rojet e kanë nxjerrë Drinkuoterin jashtë dhe aty ka ndodhur e gjithë e keqja për lojtarin, pasi disa persona ishin duke e pritur aty dhe menjëherë e kanë goditur atë duke e bërë për vdekje. Për më shumë shikoni videon e sherrit brenda në lokal:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"