VIDEO/ Daku një “përbindësh”, Muça e bën sefte me Prishtinën. Ja rezultatet dhe renditja në kampionatin kosovar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2020 | 16:04

VIDEO/ Daku një “përbindësh”, Muça e bën sefte me Prishtinën. Ja rezultatet dhe renditja në kampionatin kosovar

Janë mbyllur 3 ndeshjet e Ipko-Superligës së Kosovës, të vlefshme për javën e 7 në këtë kampionat.DAKU

Ballkani vazhdon të jetë i pathyeshëm, teksa me një Mirlind Daku në superformë, ditën e sotme ka regjistruar fitoren e radhës, ndaj një pretendenti si Drita.

Daku nuk ndalet këtë kampionat, teksa ndaj Dritës shënoi dopietë, duke i dhënë fitoren Ballkanit me rezultatin 2-0, duke shkuar kështu në kuotën e 14 golave për këtë sezon në kampionat, mesatarisht 2 gola për ndeshje. Me këtë fiotre Ballkani shkëputet në krye të tabelës me 19 pikë, 8 pikë më shumë se Prishtina e vendit të dytë, që ditën e sotme regjistroi një fitore.

Kryeqytetasit mposhtën me rezultatin 2-1 Feronikelin e Klodian Duros, duke i shkaktuar këtij të fundit humbjen e parë në kampionatin kosovar. Për Prishtinën gjeti golin e parë edhe ish-lojtari i Tiranës, Gentian Muça, i cili në minutën e 30-të shënoi me kokë pas një krosimi perfekt në zonë. Hoti barazoi për skuadrën e Duros në minutën e 47’, por Krasniqi i dha fitoren bardhebluvE me golin e tij në minutën e 84’.

Goli i Muçës:

Gjilani vazhdon të zhgënjejë në kampionat, teksa ditën e sotme nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Trepçës 89.

bandicam 2020-10-21 16-03-19-676

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"