VIDEO/ Dajën e frymëzon Guardiola, por “tiki-takan” e bën Shkëmbi. Shikoni perlën pas 22 pasimesh te Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2019 | 11:44

VIDEO/ Dajën e frymëzon Guardiola, por “tiki-takan” e bën Shkëmbi. Shikoni perlën pas 22 pasimesh te Teuta

Një ditë më parë, në një rrëfim për “Panorama Sport”, Ilir Daja që sapo kishte mbushur 53-vjeç, tregonte ndër të tjera se një nga trajnerët që e frymëzonte ishte spanjolli Pep Guardiola.

teuta gol 22 pasime

Por, idenë e lojës së Guardiolës, “tiki-takan”, duket se e ka zbatuar shumë shpejt një “nxënës” i Dajës, trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi. Edhe pse pak vite me profesionin e trajnerit, durrsakët e Shkëmbit realizuan një gol model përballë Flamurtarit në javën e shkuar.

Goli i vetëm ndaj vlonjatëve, u shënua nga mesfushori Sherif Kallaku, vetëm pak sekonda pasi nisi pjesa e dytë. Miqtë dorëzuan topin, dhe pas plot 22 pasimesh, ekipi i Shëkmbit shkoi gradualisht nga porta e vet, drejt asaj të Moçkës. Pothuajse të gjithë lojtarët morën pjesë në aksion, dhe realizimi i Kallakut ishte gjithashtu mjaft i bukur, që “vulosi” edhe atë gol model.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"