VIDEO / Çuditë e futbollit shqiptar, një tifoz me katër këmbë shfaqet në stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2021 | 22:53

VIDEO / Çuditë e futbollit shqiptar, një tifoz me katër këmbë shfaqet në stadium

Futbolli shqiptar nuk resht të çudituri. Në një periudhë kur mungojnë shumë tifozët dhe është zbehur disi entuziazmi për futbollin në vendin tonë, vendin e tyre në tribunë e zëvendësojnë… tifozët me katër këmbë.

Qeni tifoz

Në ndeshjen e sotme mes Sopotit dhe Këlcyrës, në Kategorinë e Dytë, të gjithëve u ka bërë përshtypje një tifoz shumë i veçantë në tribunën ballore.

Gjatë ndeshjes, në tribunë ka qëndruar një qen, i cili shpeshherë nuk ngurronte të ndiqte edhe aksionin me shumë entuziazëm, duke dhuruar një skenë shumë të veçantë e argëtuese.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"