VIDEO/ Çudira nga Anglia, lojtari ndëshkohet me dy kartonë të verdhë dhe një të kuq njëkohësisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 17:02

VIDEO/ Çudira nga Anglia, lojtari ndëshkohet me dy kartonë të verdhë dhe një të kuq njëkohësisht

Një moment tepër i veçantë ka ndodhur në një nga ligat e ulta angleze, në ndeshjen mes Garforth dhe Bridlington.garforth

Lojtari i ekipit vendas, Aleks Lou, është ndëshkuar me tre kartonë njëkohësisht, për shkak të faullave të shkaktuar ndaj kundërshtarit të tij.

Futbollisti u mundua të ndalë një kundërsulm të kundërshtarit, duke u munduar të shkaktojë goditje dënimi, por arbitri lejoi avantazhin. Megjitahtë Lou nuk u dorëzua, teksa përsëri tentoi të ndërpriste aksionin në mënyrë të pa rregullt dhe këtë herë ia doli.

Këtë herë gjyqtari nuk e fali, teksa e ndëshkoi dy herë me kartonin e verdhë për të dyja goditjet e dënimit dhe e largoi nga fusha e lojës me karton të kuq.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"