VIDEO / Çudia pas Tirana-Vllaznia, policia desh të shoqëronte tifozin por e la se ishte shumë i dehur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2022 | 20:26

VIDEO / Çudia pas Tirana-Vllaznia, policia desh të shoqëronte tifozin por e la se ishte shumë i dehur

Ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë në stadiumin “Air Albania” është shoqëruar me disa incidente në tribuna nga tifozë të të dy skuadrave. Por një i tillë është bërë protagonist edhe pas përfundimit të takimit.

tifozi

Në këtë video të siguruar nga “Panorama Sport”, shihet teksa tifozi në fjalë u bënte rezistencë policëve dhe stjuardëve në ambientet e parkingut nëntokësor të ”Air Albania”. Policia tentoi ta shoqëronte atë në komisariat pasi hasi disa herë në kundërshtimin e tij pasi po prishte qetësinë publike.

Por pas disa minutash tentativa, ata e lanë tifozin të largohej, duke hequr dorë pasi panë se gjithçka po ndodhte pasi ai ishte nën efektet e alkoolit dhe vetëm kështu tifozi në fjalë u qetësua disi dhe u largua nga ambientet e stadiumit.


OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"