VIDEO/ Çudia në Angli! Arbitri mbyll ndeshjen, por më pas rikthen skuadrat në fushë dhe i jep penallti Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 23:49

VIDEO/ Çudia në Angli! Arbitri mbyll ndeshjen, por më pas rikthen skuadrat në fushë dhe i jep penallti Junajtid

Një moment i veçantë është regjistruar në fund të ndeshjes mes Brajtonit dhe Junjatid, ku këta të fundit fituan me rezultatin 3-2 falë një goli në minutën e 99-të.

bandicam 2020-09-26 17-56-54-743

Në minutën e 95’, Brajton barazon 2-2 dhe pas golit të barazimit Junajtid hidhet në sulm për të kërkuar fitoren ndonëse nuk kishte shumë minuta.

Në minutën e 96’, të besuarit e Solskjaer fitojnë goditje këndi, nga e cila Meguajër merr një krosim perfekt dhe gjuan me kokë, mirëpo topi devijohet me dorë nga kundërshtari. Arbitri që nuk e shikon këtë, e mbyll ndeshjen dhe lojtarët e Brajton nisin të festojnë.

Megjithatë pas konsultimit me VAR-in, arbitri vendos të rikthejë skuadrat në fushë dhe akordon penallti për Junajtid, të cilën e kthen në gol Bruno Fernandesh. Diçka e veçantë kjo e cila nuk ishte parë më parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"