VIDEO/ Çudia ndodh në Angli, shënohet gol me kokë nga mesi i fushës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2019 | 17:57

VIDEO/ Çudia ndodh në Angli, shënohet gol me kokë nga mesi i fushës

Në ligat amatore të futbollit anglez është shënuar një gol, i cili rrallë shihet në fushat e blerta, pasi goli ka ardhur pas një gjuatje më kokë nga mesi i fushës.

fcunbm

“Viktima” është FC Junajted of Mançester, skuadër e cila u themelua nga tifozët e Mançester Junajtid, që u larguan nga tribunat e “Old Trafford-it” dhe nisën përrallën e tyre.

Në ndeshjen me Basford Junajtid, e cila u fitua nga këta të fundit  3-1, u shënua një nga golat më të çuditshëm dhe të bukur njëkohësisht.

Nga largimi i një mbrojtësi, njëri prej lojtarëve ka goditur fort me kokë nga mesi i fushës dhe me ndihmën e fatit dhe të daljes së keqe të portierit, topi ka shkuar në rrjetë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"