Video / Çudia e Orges Shehit pas ndeshjes: Pse, Lilaj e ka bërë golin?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2017 | 22:02

Video / Çudia e Orges Shehit pas ndeshjes: Pse, Lilaj e ka bërë golin?!

Orges Shehi ka çuditur të gjithë në fund të ndeshjes kur përgëzoi Afrim Takun për golin e parë të shënuar kundër Kairat.

shehi

“Kjo ishte për meritë të Takut”, tha kapiteni i Skënderbeut para mikrofonit të “SuperSport”, para se të korrigjohej nga gazetarët se golin e kishte shënuar dikush tjetër. Sabien Lilaj.

“Pse Lilaj e ka bërë golin? Nuk paska pasur faj që është ngatërruar spikeri, edhe aty ku isha unë mendova se e ka bërë Taku”, u shpreh i çuditur portieri i korçarëve.

Për kualifikimin

“Unë mendoj që është një arritje se vijmë pas një viti shkëputje, sidomos përballë një kundërshtari shumë të fortë. E treguam që jemi po ai Skënderbeu i rekordeve, me shpirt gare dhe që beson shumë të aftësitë e tij”.

Për lojën agresive të korçarëve

“Nga eksperienca e di që nuk duhet të rrish në mbrojtje si boksieri, që po të rrish në mbrojtje pastaj përfundon që e merr një goditje”.

Për paraqitjen kundër Kairat

“Kemi luajtur si të barabartë, në asnjë moment nuk ishim në vështirësi, përveç minutave të fundit, përballë një kundërshtari që ta imponon respekt”.

Për sfidën ndaj Mllada Boleslav

“E thashë edhe në konferencë për shtyp, nuk menduam më parë për të. Sot do të festojmë ndërkohë që nesër-pasnesër të mendojmë për kundërshtarin e radhës”.

Nëse Skënderbeu mund të kualifikohet përsëri në grupe

“Me këto paraqitje që kemi bërë, besoj se jemi në rrugën e duhur. Ndoshta ka nevojë për përmirësime, nuk e di a është e mundur, nëse klubi ka kohën e duhur për merkato, por besoj se kemi një grup të mirë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"