VIDEO / Çudi në ndeshjen Bosnjë-Ukrainë, sherr mes tifozësh për një keqkuptim qesharak flamujsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2021 | 22:55

VIDEO / Çudi në ndeshjen Bosnjë-Ukrainë, sherr mes tifozësh për një keqkuptim qesharak flamujsh

Ndeshja mes Bosnjë Hercegovinës dhe Ukrainës në kualifikueset e Botërorit, ka dhuruar një skenë shumë të pazakontë, pasi tifozët e dy skuadrave janë përplasur. për flamujt e gabuar. Një përplasje ku u përfshi edhe policia derisa u kuptua se kishte ndodhur një ngatërresë të çuditshme.

ffffffgfffff

Tifozët e Ukrainës shpalosën një flamur rus dhe e kthyen kokëposhtë gjatë ndeshjes, tifozët vendas boshnjakë, u ngatërruan me ngjyrat e flamurit kokëposhtë, i cili në ato momente dukej si ai i Serbisë.

Kështu, ata u vërsulën të sulmonin tifozët ukrainas, duke sjellë edhe ndërhyrjen e policisë që u desh të përdorte edhe shkopinjtë e gomës për të qetësuar situatën. Palët u qetësuan vetëm kur boshnjakët panë se si tifozët ukrainas dogjën flamurin që mbanin mes tyre, duke kuptuar atëherë se bëhej fjalë për atë rus.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"