VIDEO/ Çmenduritë e Kupës së Afrikës, lojtarëve u kërkohet të këndojnë vetë himnin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2022 | 19:29

VIDEO/ Çmenduritë e Kupës së Afrikës, lojtarëve u kërkohet të këndojnë vetë himnin

Kupa e Kombeve në Afrikë ka ardhur me shumë çudira këtë vit. E radhës është ajo në sfidën Mauritania-Gambia, ku lojtarëve të Mauritanias u kërkohet ta këndojnë vetë himnin.

mauritania gambia

Përpara fillimit të sfidës, u mbajt ceremonia e himneve ashtu si në çdo sfidë kur luajnë kombëtaret. Për fat të keq, kombëtares të Mauritanias, i ishte ngatërruar himni. Lojtarët u revoltuan dhe kërkuan të këndonin himnin e tyre.

Pas disa sekondash startoi një muzikë tjetër, por u duk se dhe ajo nuk ishte himni i Mauritanias. Pas kësaj spikeri i stadiumit i kërkoi lojtarëve ta këndojnë vetë himnin e tyre, sepse nuk arritën ta gjenin himnin e tyre kombëtar.

Ata sërish të revoltuar nuk e pranuan këtë gjë dhe u detyrua që sfida të startonte pa dëgjimin e himnit të Mauritanias.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"