VIDEO/ Çmenduria tek festa e golit të Manxukiç, kroatët “vendosin për fund” fotografin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2018 | 23:08

VIDEO/ Çmenduria tek festa e golit të Manxukiç, kroatët “vendosin për fund” fotografin

Lojtarët kroatë festuan si të çmendur tek goli i Manxukiç, që përmbysi gjithçka dhe i kualifikoi për në finale. I gjithë ekipi vrapoi në një cep të fushës, dhe aty ndodhi e papritura.

3a6251646b0b5d3d0d10

Lojtarët i shkuan të gjithë Manxukiçit, por aty gjendeshin edhe shumë fotografë e kameramanë. Njëri prej tyre, ishte ai që e pësoi më keq, pasi e vunë për fund dhe për pak sa nuk e dëmtuan. Më pas, lojtarët e panë që kishin zënë edhe fotografin, dhe të gjithë u çuan për ta ndihmuar.

a2ec558b46d2fb76e398

8046c376a86a888afab1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"