VIDEO/ “Çmenduria” e Majkëll Ngosë, stërvitje në 1 të natës me futbollistin e Skënderbeut nga Kodrat e Liqenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2020 | 0:09

VIDEO/ “Çmenduria” e Majkëll Ngosë, stërvitje në 1 të natës me futbollistin e Skënderbeut nga Kodrat e Liqenit

Majkëll Ngo mbetet unik në llojin e vetë. Teksa të gjithë mund të ishin duke fjetur, sulmuesi i Tiranës ka zgjedhur të dalë për vrap nga Liqeni.

NGO

Rreth orë 1 të natës, anglezi ka postuar disa story duke vrapuar së bashku me ish-shokun e tij të skuadrës, Marvin Turtulli.

27 –vjeçari nuk është mjaftuar me stërvitjen që kryen me skuadrën, teksa po kërkon të arrijë formën optimale dhe ka zgjedhur të bëjë stërvitje ekstra në orët e vona.

Në video duken që rrugët e Liqenit Artificial, janë krejtësisht të boshatisur, ndërsa të pranishëm janë vetëm qendërmbrojtësi i Skënderbeut, Turtulli, me sulmuesin e kryesuesve në fuqi të kampionatit.

PANORANASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"