VIDEO/ Çmenduri në Turin e Francës, një ortek ndërpret etapën e 19-të. Ndryshime në renditjen e përgjithshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2019 | 18:56

VIDEO/ Çmenduri në Turin e Francës, një ortek ndërpret etapën e 19-të. Ndryshime në renditjen e përgjithshme

Etapa e 19-të e Turit të Francës, u mbyll pa kaluar vijën e finishit, pasi diçka e pazakontë ndodhi.

Capture

Në rrugën ku do të kalonin çiklistët, në majën e Tinje, pati rrëshqitje të materialeve të ndryshme, si dhe një masë e madhe balte bllokoi të gjithë rrugën, duke e bërë të pamundur kalimin.

Regjia transmetoi edhe një pjesë tjetër të rrugës, ku një ekskavator po përpiqej të hiqte nga rruga borë, akull, ujë dhe baltë që kishin bllokuar asfaltin, por ishte e pamundur që turi të kalonte në ato pjesë.

1564153095_513564_1564153792_sumario_grande

Duke parë situatën, organizatorët vendosin që gara të ndërpritej aty, dhe maja e Iseran, ku çiklistët kishin kronometruar kohën për herë të fundit gjatë garës, do të llogaritej si pika e përfundimit.

Me këtë mbyllje të papritur të garës, pati edhe ndryshime në renditjen e përgjithshme të Turit të Francës. Kolumbiani Egan Bernal, që në ato momente para se të ndalej gara, ishte në kryesim, mori edhe fanellën e verdhë, dhe tani kryeson 45 sekonda para francezit Zhylien Alafilip. Ai merr për herë të parë kryesimin e Turit.

1564154984_061928_1564155254_noticia_normal

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"