VIDEO/ Çmenduri në Serbi, gjyqtari bën VAR-in me celular në mes të ndeshjes të futbollit amator

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2022 | 22:54

VIDEO/ Çmenduri në Serbi, gjyqtari bën VAR-in me celular në mes të ndeshjes të futbollit amator

Futbolli serb këtë javë ka dhuruar një nga çuditë më të mëdha. Në një ndeshje të futbollit amator është shfaqur VAR-i… me celular

3175733_seoski-var-printscreen_ls

Gjyqtari Stefan Lazoviç është filmuar teksa në mes të ndeshjes mes Popoviçi Vrnjci dhe Apolon 2018, është ndalur për të verifikuar nëse një gol ishte i rregullt apo jo. Dhe e ka bërë këtë në mënyrë shumë të çuditshme, pasi i ka marrë celularin një tifozi që po filmonte ato çaste dhe ka parë videon që kishte regjistruar.

Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit dhe ky veprim në një kampionat ku sigurisht nuk ka VAR e aq më tepër nuk mund të merren vendime duke parë pamje të regjistruara me celular, është bërë padyshim objekt talljesh. Një video që i ka kushtuar shtrenjtë Lazovic, i cili sot është pezulluar nga detyra e tij si gjyqtar. Kjo në fakt nuk është hera e parë kur ai ndëshkohej nga drejtuesit e gjyqtarëve në qarkun e Rashkog, pasi e kishin pezulluar edhe më parë pasi gjatë ndeshjeve ishte konstatuar se qëndronte me duart në xhepa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"