VIDEO / Çmenduri në Durrës, Teuta përmbys Vllazninë për 2 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2017 | 18:53

VIDEO / Çmenduri në Durrës, Teuta përmbys Vllazninë për 2 minuta

Është Teuta gjysmëfinalistja e fundit e Kupës së Shqipërisë. Skuadra durrsake përmbysi disavantazhin 1-0 e takimit të parë, duke mposhtur 2-0 Vllazninë në shtëpi.

Teuta feston

Në “Niko Dovana”, pjesa e parë pati pak raste dhe asnjë gol, ndërsa pas pushimit sfida u nxeh në maksimum.

Çasti kulmor erdhi dhjetë minuta para fundit, kur vendasit fituan një penallti (të dyshimtë) që u shndërrua në gol nga Ardit Hila (82′). Vetëm dy minuta më pas, Gerhard Progni me një supergol i dha Teutës kualifikimin e çmendur.

Megjithë presionin e Vllaznisë, Teuta (me 10 lojtarë pas përjashtimit me karton të kuq të Hilës), rezistoi deri në fund.

“Djemtë e Detit” i bashkohen Tiranës, Skënderbeut dhe Besëlidhjes mes katër më të mirave të kësaj gare. Shorti për çiftet gjysmëfinaliste do të hidhet në fund të marsit, vetëm një javë para gjysmëfinaleve që janë në program për t’u luajtur më 4 dhe 19 prill.

Teuta feste

Minutë pas minute

90+2′ Tarik Cmajcanin është i ndëshkuari i radhës te vendasit, pas një faulli të rëndë në mesfushë.

88′ Teuta me dhjetë lojtarë, pasi Hila ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Autori i golit të parë u ndëshkua pas një përplasjeje në zonë me Shtubinën, për të cilin gjithashtu ka karton të verdhë.

87′ Armando Cungu bën zëvendësimin e dytë. Ardit Krymi i bën vend Eraldo Çinarit.

84′ Gol! E pabesueshme, Teuta në epërsi. Gerhard Progni u jep avantazhin vendasve me një supergol.

82′ Gol! Barazon Teuta. Ardit Hila nuk gabon nga penalltia: 1-0.

81′ Penallti për Teutën. Portieri Agoviç pengon Ribajn në zonë dhe arbitri tregon nga pika e bardhë, përkundër protestave të shkodranëve. Karton i verdhë për Agoviçin.

75′ Ndëshkohet edhe Ardit Hila për një përplasje të ashpër në mesfushë me Kalanë.

70′ Magani e mbyll me zëvendësimet: jashtë loje Artur Magani, në vend të tij Arbër Çyrbja.

70′ Ndërrimi i parë për Vllazninë: Elis Bakaj i lë vendin Rubin Hebajt.

62′ Lëvizja e dytë për durrsakët. Silvester Shkalla i bën vend serbit Tarik Cmajcanin.

60′ Karton i verdhë edhe për Emiljano Mustën, i cili ndëshkohet për një ndërhyrje të parregullt ndaj Bardullës.

56′ Gugash Magani hedh në lojë Andi Ribajn në vend të mesfushorit Faizal Bangal. Teuta me dy sulmues.

Sherri

51′-55′ Nxehen gjakrat në fushë dhe lojtarët përfshihen në një sherr mes tyre. Vrapi, Bakaj, Tafili dhe Bangal ndëshkohen me karton të verdhë.

50′ Teuta pretendon për një penallti pas një dyluftimi në zonë mes Denis Pjeshkës dhe Gerhard Prognit. Megjithatë për arbitrin është gjithçka e rregullt.

46′ Pjesa e dytë nis me të njëjtat formacione që e mbyllën të parën.

Pjesa e parë

Shkembi - Mustedanagic

Trajneri i Kombëtares U-17, Xhemal Mustedanag] dhe ndihmësi i tij i ri, Bledi Shkëmbi, duke ndjekur ndeshjen në stadium

45+2′ Nuk ka gola pjesa e parë, Teuta 0 – 0 Kukësi.

44′ Emiljano Musta rrezikon portën e Vllaznisë me një gjuajtje me kokë, por devijimi i Endri Vrapit e nxjerr topn në goditje këndi.

40′ Endri Vrapi tenton me një të majtë nga goditja e dënimit, e cila gjen në pozicion portierin Moçka.

32′ Vendasit shfaqen të rrezikshëm me dy raste nga Kotobelli dhe Markoviç brenda pak sekondash.

15′-30′ Minuta me lojë të fortë në mesfushë, por pa vënë në vështirësi portierët.

12′ Teuta kundërpërgjigjet me Gerhard Prognin, i cili lëshon një të majtë tokazi nga kufijtë e zonës. Mirëpo Agoviç, edhe pse me vështirësi, e kontrollon topin në dy kohë.

7′ Mundësi e mirë për miqtë nga Shkodra. Shtubina provon me një gjysmëroveshatë akrobatike pas një krosimi të Bakajt, por gjuajtja e kapitenit shkon jashtë katërkëndëshit të Shpëtim Moçkës.

1′ Vërshëllima e Jorgjit i jep udhë takimit, me topin e parë që e luan Vllaznia.

Para ndeshjes

Teuta 2 – 0 Vllaznia (2 – 1)
Hila 82′ (p.), Progni 84′

Teuta (4-3-3): Moçka; Beqja, R.Hoxha, Markoviç, Kotobelli; Bangal (Ribaj 56′), Hila, Shkalla (Cmajcanin 62′); Progni, Magani (Çyrbja 70′), Musta.
Trajner: Gugash Magani

Vllaznia (4-3-2-1): Agoviç; Gocaj, Bicaj, Vrapi, Pjeshka; Tafili, Krymi (Çinari 87′), Bardulla; Shtubina, Kalaja; Bakaj (Hebaj 70′).
Trajner: Armando Cungu

Gjyqtar: Enea Jorgji

KV: Bangal, Musta, Cmajcanin / Vrapi, Bakaj, Tafili, Agoviç, Shtubina

KK: Hila

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"