VIDEO/ Çikalleshi titullar, Osmanlispori fitore spektakolare me rivalin direkt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2018 | 14:26

VIDEO/ Çikalleshi titullar, Osmanlispori fitore spektakolare me rivalin direkt

Skuadra turke e Osmanslisporit ku luan sulmuesi i Kombëtares, Sokol Çikalleshi, ka arritur një fitore spektakolare me rezultatin 0-3 ndaj rivalëve direkt për mbijetesë të Genclebirligi.

Cikalleshi

Bomberi kavajas e nisi ndeshjen si titullar duke bërë më paraqitje të kënaqshme, teksa u ndërrua nga trajneri në minutën e 84-t. Reagatini në minutën e 26-të hapi serinë e golave, ndërsa ishte po marokeni Regatini që në minutën e 74-t, dyfishoi rezultatin. Goli i tretë u shënua nga Gurler në minutën e 77-të.

Me fitoren e sotme, Osmanlispori u ngjit në vendin e 15-të, në kuotën e 32 pikëve, 2 më shumë se Gencelerbirligi, që u zhyt në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"