VIDEO/ CIkalleshi me të kuq, por Koniaspori vazhdon rrugëtimin në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2022 | 21:59

VIDEO/ CIkalleshi me të kuq, por Koniaspori vazhdon rrugëtimin në Europë

Koniaspor i shqiptarëve ka vazhduar rrugëtimin e vet në Europë duke eliminuar BATE Borisov. Por sfida e sotme, nuk ka qenë me fund të lumtur për Sokol Cikalleshin, i cili ka lënë fushën e lojës para kohë, i ndëshkuar me karton të kuq.

cika

Në duelin e parë, Koniaspor kishte fituar me shifrat 3-0, ndërsa në sfidën e dytë, ky Cikalleshi e Çekiçi ishin si zakonisht titullarë, shënoi dy herë në pjesën e parë duke bërë të qartë se kualifikimi do të ishte formalitet. Por sulmuesi shqiptar u ndëshkua brenda pak minutash dy herë me karton të verdhë.

I pari ishte për një dyluftim ku bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit, ndërsa i dyti ishte pasi ndali një aksion sulmues para zonës së tij, me gjyqtarin i cili nuk ngurroi t’i tregonte kartonin e kuq sulmuesit të përfaqësues shqiptare. Gjithsesi, Koniaspor ka mbyllur ndeshjen me fitoren 2-0 dhe ka siguruar praninë në turin tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"