VIDEO/ Cikalleshi gol jetik në Turqi dhe siguron barazimin, ka shpresa për mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2018 | 20:58

VIDEO/ Cikalleshi gol jetik në Turqi dhe siguron barazimin, ka shpresa për mbijetesën

Sokol Cikalleshi ka shënuar ditën e sotme, në ndeshjen që ekipi i tij Osmanlispor luajti në shtëpi ndaj Trabzonspor. Kavajasi ka shënuar golin e dytë për ekipin turk, që i shërbeu për të marrë një pikë, pasi ndeshja u mbyll në shifrat 3-3.

cikalleshi

Pas një topi të gjatë, Cikalleshi u shërbye në zonë, gënjeu në kundërshtar në hyrje të zonës, dhe më pas, goditi, teksa çoi topin pas shpinës së portierit. Ai shënoi në momentin kur Trabzonsporti kishte shënuar golin e tretë, dhe hapi përsëri fatet e takimit, që më pas u barazua nga Cagiran. Pas kësaj pike, Osmanlisporti mbetet në luftën për mbijetesë, teksa numëron 29 pikë, dhe gjendet në vendin e parafundit në renditje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"