VIDEO/ Çfarë shpërthimi! Odise Roshi dhuron spektakël dhe asiston në kampionatin turk

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2022 | 20:55

VIDEO/ Çfarë shpërthimi! Odise Roshi dhuron spektakël dhe asiston në kampionatin turk

Odise Roshi sërish protagonist në  kampionatin turk. Futbollisti i Kombëtares, asistoi në triumfin 2-0 që skuadra e tij Sakarjaspor arriti ndaj Erzurumspor.

roshi

Roshi ishte titullar në këtë duel, teksa pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-0. Në minutën e 74-t, ishte Kasongo, që zhbllokoi rezultatin, ndërkohë që në minutën 90+1’ Roshi mori një top në hyrje të zonës së tij dhe vrapoi rraket më shumë se 60 metra për të asistuar më pas për shokun e skuadrës Sulejman që vulosi shifrat në 2-0.

Këtë sezon, 31-vjeçari ka luajtur 11 ndeshje dhe ka asistuar dy herë për shokët e ekipit. Shqiptari po shndërrohet në një titullar të padiskutueshëm të skuadra turke, duke u bërë protagonist me paraqitjet e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"