VIDEO/ “Çfarë është mor? Ulu!”, Elvis Plori u bën rreng lojtarëve në festën e titullit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2023 | 18:28

VIDEO/ “Çfarë është mor? Ulu!”, Elvis Plori u bën rreng lojtarëve në festën e titullit

Vllaznia është shpallur sot kampione me ekipin U21, duke siguruar trofeun pas fitores 4-2 ndaj Teutës. Kishte festë në fushë, por edhe në dhomat e zhveshjeve, ku lojtarët ishin shumë të entuziazmuar për këtë sukses pasi thyen hegjemoninë e Bylisit për këtë grupmoshë.

plori

Në mes të festës së lojtarëve, trajneri Elvis Plori ka menduar t’u bëjë një rreng atyre. Ai është futur në dhomat e zhveshjeve dhe duke gjetur lojtarët që festonin, u prishi për pak çaste festën.

“Çfarë është mor? Ulu! Ulu! Nuk ka mbaruar asgjë”, tha trajneri, ndërsa në dhomën e zhveshjeve pllakosi heshtja derisa Plori përplasi me të madhe dosjen mbi tavolinë duke thirrur me zë të lartë “Ka mbaruar!”.

Kjo bëri që të shpërthente përsëri entuziazmi i lojtarëve dhe stafit të tij për këtë triumf, me trajnerin që u përfshi edhe vetë në festime.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"