VIDEO/ Çezare Prandeli me mesazh për Shqipërinë: Po bëni zhvillime të mëdha futbollistike, uroj që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2020 | 14:58

VIDEO/ Çezare Prandeli me mesazh për Shqipërinë: Po bëni zhvillime të mëdha futbollistike, uroj që…

Në fillim të muajit dhjetor FSHF-ja do të organizojë kursin e përgatitësit atletik. Për këtë kurs drejtues do të jetë përgatitësi atletik i Shqipërisë. Përmes një video-mesazhi këtë iniciativë të Federatës e ka përshëndetur edhe ish-trajneri i njohur italian, Çezare Prandeli, i cili ka shpjeguar edhe rëndësinë e rolit të përgatitësi atletik për një skuadër futbolli në ditët e sotme.

PRANDELI

“Përshëndetje të gjithë sportdashësve në Shqipëri. Më kanë pyetur se çfarë mendoj për rolin e përgatitësit atletik në një skuadër futbolli. Mendoj që tashmë është bërë e domosdoshme të kesh një përgatitës atletik dhe po ua shpjegoj arsyet. Përgatitësi atletik ka studiuar lëndën dhe është i aftë të krijojë dhe t’i propozojë trajnerit ngarkesën e punës, por mbi të gjitha analizon edhe të dhënat për parandalimin e dëmtimeve.

Pra, është e qartë se roli i trajnerit është i domosdoshëm për t’i dhënë direktiva përgatitësit atletik, por roli i përgatitësit atletik tashmë është vërtetë tejet i nevojshëm. Studion të dhënat, propozon ushtrime të qenësishme për përmirësimin, jo vetëm individual, por edhe kolektiv. Kështu që uroj që edhe Shqipëria, një vend që po bën zhvillime të mëdha futbollistike, të nisë kursin e përgatitësve atletikë. Ju përshëndes të gjithëve, ju uroj fat dhe mirupafshim!”, u shpreh Prandeli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"