VIDEO/ Ceremonia e dekorimit të Presidentit të UEFA-s, Ilir Meta: 30 vite më parë kam qenë komentator sportiv…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2019 | 18:44

VIDEO/ Ceremonia e dekorimit të Presidentit të UEFA-s, Ilir Meta: 30 vite më parë kam qenë komentator sportiv…

Presidenti i Republikës, Z.Ilir Meta, dekoroi pak minuta më parë, presidentin e UEFA-s, i cili ndodhet në Shqipëri, si i futuar special në ditën e inagurimit të stadiumit të ri Kombëtar. 

bandicam 2019-11-17 18-26-16-573

Në fjalimin e tij, kreu i shtetit, ka zbuluar një detaj tepër interesant, që lidhet me rininë e tij. 30 vite më parë, gjatë kohës që ishte student,  presidenti Meta ka bërë edhe komentatorin e ndeshjeve të futbollit në emisionin më të ndjekur radiofonik në Shqipëri “Nga njëra ndeshje në tjetër”, teksa ka qenë i lidhur ngushtësisht me futbollin.

“I nderuar Z.Ceferin, i nderuar Z.Duka, të nderuar personalitete të futbollit shqiptare, Europianë dhe Botërorë, të nderuar miq e të ftuar, iu uroj të gjithëve, mirë se erdhët të gjithë në presidencë.

bandicam 2019-11-17 18-29-32-937

Kur isha student 30 vite më parë isha dhe komentator i ndeshjeve të futbollit në emisionin më të ndjekur radiofonik në Shqipëri “Nga njëra ndeshje në tjetër”.

Edhe sot mbetem shumë i lidhur më këtë sport kaq të dashur për të gjithë. E konsideroj si privilegj të veçantë të nderoj një personalitet presidentin Ceferin. Një nga personat më të dashur dhe mbështetësit më të madh në dobi të sportit më të dashur të shqiptarëve, futbollin.

E falenderoj zotit Ceferin për të gjithë iniciativat në të mirë të futbollit. Një vlerë të veçante ka pasur thirrja e tij, drejtuar familjes së futbollit që të kujdesin për përgjegjësi sociale dhe të dhurojnë për kauza të ndryshme”, u shpreh Meta.

Ndërkohë, presidenti Ilir Meta, e nderoi presidentin e UEFA-s, Ceferin, me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, për kontributin e çmuar dhe angazhimin e tij personal, në mbështetje të zhvillimit cilësor të futbollit në Shqipëri.

meta ceferin

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"